Aktualitet

Makina përplas motorin në Don Bosko, ndërron jetë 64-vjeçari

I plagosuri është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore por, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

M.K.
Makina përplas motorin në Don Bosko, ndërron jetë
foto nga aksidenti

TIRANË- Në zonën e Don Boskos ka ndodhur një aksident këtë të martë ku një makinë është përplasur me një motor. Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motorit 64 vjeç ka marrë plagë të rënda.

I plagosuri është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore por, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Pas ngjarjes, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për të dokumentuar rrethanat e përplasjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB