Aktualitet

Flakët përfshijnë jugun/ Dy vatra zjarri në Vlorë e Fier, rrezikohet Apolonia

Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve duke krijuar rrezik edhe për zonën e Parkut Arkeologjik të Apolonisë.

M.K.
Flakët përfshijnë jugun/ Dy vatra zjarri në Vlorë e
zjarri në Delisuf të Novoselës

VLORË/FIER- Dy vatra zjarri janë regjistruar këtë të martë në jug të vendit, konkretisht në zonën e Delisufit të Novoselës në Vlorë dhe në kodrat e Pojanit në Fier.

Në Delisuf flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me pemëtari ndërsa zjarri ka përfshirë edhe një stallë bagëtish. Sipas informacioneve paraprake, në momentin e rënies së zjarrit në stallë nuk ka pasur kafshë. Forcat zjarrfikëse të ndihmuara edhe nga banorët e zonës po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Flakët përfshijnë jugun/ Dy vatra zjarri në Vlorë e
ZJARR NE POJAN TE FIERIT

Ndërkohë, një tjetër vatër është aktivizuar në kodrat e Pojanit në Fier ku zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me bimësi. Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve duke krijuar rrezik edhe për zonën e Parkut Arkeologjik të Apolonisë.

Ndërhyrja për shuarjen e vatrave vijon./ZËRI

Poll

MOS HUMB