DURRËS- Një operacion i gjerë i ndërmarrë nga SPAK dhe BKH që në orët e para të mëngjesit është shtrirë edhe në Shkozet të Durrësit, ku janë kryer kontrolle në disa banesa dhe ambiente.
Kontrolle janë raportuar në banesën e ish-kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, si dhe në banesat e disa zyrtarëve të tjerë. Ndërkohë, aksioni është shtrirë edhe në Shkozet, ku dyshohet se Ergys Agasi ka kaluar një pjesë të periudhës së arratisë së tij.
Siç duket edhe në këto pamje, Forcat Speciale RENEA kanë rrethuar bazat e grupit të njohur si “Troplini” në Durrës, ndërsa kontrolle janë ushtruar në disa prona, banesa dhe ambiente të tjera.
View this post on Instagram
Burime i thanë ZËRI se kontrollet janë fokusuar në banesat e Xhevdet Troplinit (POJA) dhe të nipit të tij, Elvis Doçi, i njohur si Visi i Pojës, i shpallur në kërkim nga SPAK që në maj të vitit 2025, si koka e një grupi kriminal në operacionin "URA".
Ndërkohë, operacioni po vijon dhe pritet që autoritetet të japin më shumë detaje në lidhje me kontrollet dhe personat e përfshirë./ZËRI