Aktualitet

Përndjekje dhe dhunë...33-vjeçari mori me forcë në makinë ish-partneren, dhunoi dhe punëdhënësin e saj

Sipas burimeve pranë policisë, njëri prej episodeve ka ndodhur më 17 shtator, kur i riu dyshohet se e ka marrë me forcë ish-partneren në automjet dhe më pas e ka dhunuar dhe kërcënuar.

zh.ll
Përndjekje dhe dhunë...33-vjeçari mori me forcë në
foto ilustruese

TIRANË- Një 33-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se për rreth dy muaj ka përndjekur ish-partneren e tij, duke ushtruar dhunë dhe duke e kanosur.

Sipas burimeve pranë policisë, njëri prej episodeve ka ndodhur më 17 shtator, kur i riu dyshohet se e ka marrë me forcë ish-partneren në automjet dhe më pas e ka dhunuar dhe kërcënuar. Por, kjo situatë nuk ka marr fund aty. Një ditë më parë, 21 shtator, dyshohet se ka kërcënuar edhe punëdhënësin e ish-partneres, me qëllim që ajo të largohej nga puna.

33-vjeçari është arrestuar nga policia menjëherë pas denoncimit, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB