Aktualitet

Zjarr i madh në Llakatund të Vlorës, flakët dalin jashtë kontrollit

Zjarri ka përfshirë sipërfaqe me bimësi, ndërsa era e fortë po favorizon avancimin e tij drejt zonave të tjera përreth.

zh.ll
Zjarr i madh në Llakatund të Vlorës, flakët dalin
zjarri

VLORË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e kësaj të hëne fshatin Llakatund, në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë marrë përmasa të konsiderueshme dhe janë përhapur me shpejtësi, duke dalë jashtë kontrollit. Zjarri ka përfshirë sipërfaqe me bimësi, ndërsa era e fortë po favorizon avancimin e tij drejt zonave të tjera përreth.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë dërguar dy automjete të shërbimit zjarrfikës, ekipet e të cilëve po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar apo banesa të rrezikuara, ndërsa autoritetet vijojnë ndërhyrjen për të vënë situatën nën kontroll./ZËRI

Poll

MOS HUMB