TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është bërë për herë të dytë baba i një djali.
Burime për ZËRI bëjnë me dije se Veliaj ka marrë një leje të posaçme 48-orëshe, e miratuar në kohë rekord nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Drejtoria e Burgjeve.
Sakaq, Veliaj do të vizitojë familjen e tij, ndërsa mësohet se akualisht kryebashkiaku i Tiranës ka mbërritur në maternitetin “Koço Gliozheni”, ku ndodhen bashkëshortja Ajola Xoxa dhe foshnja e sapolindur. Gjithashtu, çifti jan prindër të një djali, Kajan, i cili erdhi në jetë në tetor të vitit 2018.
Veliaj ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit 2025. Ai së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, akuzohen për korrupsion në 9 raste. Mbi Veliajn rëndon gjithashtu akuza për 'shpërdorim detyre', 'pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale', 'futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim' dhe refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim./ZËRI