TIRANË- Pas helmimit të 64 studentve të Akademisë së Sigurisë ,në dalë rezultatet e analizave laboratorike, ku institucionet përkatës bëjnë me dije se mostrat e ushqimit dhe kampionet ambientale kanë rezultuar të pastra.
Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se analizat e kryera nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) tregojnë se mostrat e ushqimeve dhe kampionet ambientale kanë rezultuar negative.
Megjithatë, hetimet nuk janë mbyllur. Autoritetet presin tashmë përfundimin e verifikimeve të kryera nga strukturat përgjegjëse, përfshirë dokumentacionin e administruar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), me qëllim përcaktimin nëse kompania që furnizonte ushqimin ka respektuar të gjitha standardet e kërkuara
AKU po hetohet për të verifikuar nëse pas rikthimit të aktivitetit të SORI-AL në Akademi, ka kryer ose jo kontrolle të tjera në ambientet e saj gjatë 2 muajve të fundit. Ndërkohë aktiviteti i kompanisë Sori AI është pezulluar deri në pritje të rezultateve të analizave laboratorike, të cilat pritet të përcaktojnë shkakun e saktë të helmimit të 64 studentëve më 24 qershor.
Rasti i helmimit është i përsëritur, ku herën e parë më 7 maj, u helmuan 52 studentë që kishin konsumuar ushqimin e ardhur nga kateringu i së njëjtës kompani 'SORI-AL’. Lidhur me rastin e përsëritur 'Sori-Al' është distancuar nga përgjegjësia, duke deklaruar se sipas monitorimit të tyre në Akademinë e Sigurisë konsumohen nga studentët produkte ushqimore të porositura nga jashtë.
