Aktualitet

Vrau vëllanë me thikë, lihet në burg 76-vjeçari, zbardhet dëshmia: Më pushkatoni, po të ktheja kohën...

Ngjarja e rëndë ndodhi më 25 qershor në fshatin Agonas. Sipas hetimeve paraprake, konflikti mes dy vëllezërve nisi për shkak të kalimit në një rrugë pranë tokave të tyre.

M.K.
Vrau vëllanë me thikë, lihet në burg 76-vjeçari,
foto nga vendi i ngjarjes

KAVAJË- Gjykata e Shkallës së Parë ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest në burg" për 76-vjeçarin Muhamet Rreshka, i dyshuar për vrasjen e vëllait të tij, Eqerem Rreshka, në fshatin Agonas.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar më 28 qershor, gjykata e cilësoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe vendosi që i moshuari të vijojë të qëndrojë në burg, ndërsa hetimet ndaj tij vazhdojnë për veprat penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

Ngjarja e rëndë ndodhi më 24 qershor në fshatin Agonas. Sipas hetimeve paraprake, konflikti mes dy vëllezërve nisi për shkak të kalimit në një rrugë pranë tokave të tyre. Debati degradoi në dhunë dhe 76-vjeçari dyshohet se goditi disa herë me thikë vëllanë e tij, duke i shkaktuar plagë fatale. Viktima humbi jetën si pasojë e dëmtimeve të marra.

76-vjeçari ka deklaruar se nëse do të kthehej pas në kohë do t’i jepte të vëllait gjithçka, tokë e shtëpi e se nuk donte të arrinte në këtë pikë.

“Tani s’më ka ngelur asgjë. Vetëm më pushkatoni.”

Ai ka pranuar, ashtu si dhe në polici, se nuk fliste prej vitesh me të vëllain dhe se kur i ka folur, natën e krimit, se pse kalonte me zetor nga rruga e tij, ai, viktima, ka dashur ta shtyjë dhe e ka goditur me thikë.

Një ngjarje tronditëse u regjistrua mbrëmjen e 24 qershorit në Kavajë, ku një konflikt mes dy vëllezërve u mbyll me vdekjen e njërit prej tyre. Viktima Eqerem Rreshka, 74-vjeç kishte shkuar për të marrë dengje bari me zetor në arë, ku pasi i kishte ngarkuar, gjatë kthimit ishte takuar me vëllain e tij Muhamet Rreshka 76 vjeç. Ky i fundit i kishte thënë vëllait të mos kalonte në atë rrugë, pasi pretendon se është pjesë e tokës së tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB