Aktualitet

Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penalë (EMRI-FOTO)

Burime bëjnë me dije se i riu është transportuar menjëherë në spitalin e Pogradec, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

zh.ll
Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me
brian syzo

POGRADEC- Një plagosje me armë zjarri është regjistruar këtë të hënë në Pogradec. Sipas informacioneve paraprake, i plagosur ka mbetur Brian Syzo, i cili është qëlluar në këmbë. 

Policia bën me dije se i riu është transportuar menjëherë në spitalin e Pogradec, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Po sipas burimeve, Syzo rezulton i njohur për policinë pasi ka precedentë penalë dhe është hetuar më herët për trafik droge. Mësohet se në gusht të vitit 2025, 35-vjeçari është ekstraduar nga Gjermania.

Njoftimi i Policisw:

Rreth orës 13:15, në lagjen nr. 3, dyshohet se, gjatë një konflikti, shtetasi N. A. ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin B. S., rreth 35 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB