Aktualitet

Zbardhet dëshmia e DJ/ Vata më kërkoi ta dërgoja në spital "Më ço në spital, nxito"

Para hetuesve, Zeneli ka treguar se rreth orës 05:00 të mëngjesit të 18 gushtit ka parë rojet e sigurisë duke vrapuar në drejtim të hyrjes së klubit.

M.K.
Zbardhet dëshmia e DJ/ Vata më kërkoi ta dërgoja në
foto

KSAMIL-  Detaje të reja janë zbardhurnga dëshmia e DJ Armand Zenelit, i cili ndodhej në ambientet e lokalit “Principotes” në momentin kur ndodhi konflikti që përfundoi me vrasjen e turistit portugez Luis Miguel Varela Mendez.

Para hetuesve, Zeneli ka treguar se rreth orës 05:00 të mëngjesit të 18 gushtit ka parë rojet e sigurisë duke vrapuar në drejtim të hyrjes së klubit. Pak më vonë, sipas tij, disa kolegë të panikosur i kanë kërkuar që të dërgonte Sokrat Vatën në spital, pasi kishte automjetin pranë lokalit.

Zeneli ka rrefyer se Vata iu afrua i gjakosur dhe i kërkoi me urgjencë ta dërgonte në spital.

Rreth orës 05:00 të datës 18.08.2026 pashë rojet e sigurisë që iknin me vrap në drejtim të hyrjes së klubit. Në vazhdim kur isha te pjesa e restorantit kanë ardhur një grup kolegësh pune të panikosur të cilët më thanë ‘merre Sokratin dhe çoje në spital se ti ke makinë këtu afër’.”

Më tej, DJ ka treguar momentin kur është takuar me Vatën, duke përshkruar edhe gjendjen e tij fizike.

Në drejtimin tim ka ardhur Sokrat Vata i cili ishte i gjakosur kokë e këmbë dhe mbante dorën poshtë bluzës në pjesën e barkut dhe më ka thënë disa herë “ku e ke makinën, më ço në spital, nxito o …’.”

Pas kësaj, Zeneli ka njoftuar menaxherin dhe ka shkuar të marrë automjetin në parkim. Sipas dëshmisë së tij, në momentin që ka dalë jashtë lokalit, ka parë një grup turistësh duke i dhënë ndihmë një personi të shtrirë në tokë.

“Unë njoftova menaxherin në lidhje me situatën dhe më pas ika me vrap për të marrë makinën te parkimi dhe kur dola jashtë pashë një grup turistësh të cilët po i jepnin ndihmë një personi të shtrirë në tokë.

Zeneli ka treguar më pas se Vata ka hipur në automjet dhe së bashku janë nisur në drejtim të qendrës shëndetësore të Ksamilit.

“Kam marrë makinën dhe në pjesën e sipërme të lokalit ka dalë Sokrati i cili kishte hipur në pjesën e pasme të makinës dhe u nisa menjëherë në drejtim të qendrës shëndetësore të Ksamilit, ku Sokrati gjatë rrugës më tha ‘ik vetëm drejt’ dhe pas dy-tre minutash kur shkuan në një rrugë me kalldrëm Sokrati më ka thënë ‘ndalo këtu’ dhe ka ikur zbathur.”

Sipas dëshmisë së DJ, pasi Vata është larguar nga automjeti, ai ka vënë re edhe një veprim tjetër të tij.

“Disa metra pak larg makinës vura re që Sokrati hodhi diçka me forcë”, deklaroi para hetuesve Armand Zeneli ./ZËRI

Poll

MOS HUMB