Aktualitet

Vrau 3 gra në 33 minuta! Dan Hutra merret i pandehur, 8 akuza mund t'i kushtojnë dënimin përjetë

Prokurori Enklid Gjini ka mSipas hetimeve, plagosja e Marjana Gurakuqit në zonën e “Astirit”, vrasja e dy grave në “Bathore” dhe vrasja e Etleva Kurtit në “Kodër Kamëz” janë kryer në 33 minuta. byllur hetimet ndaj tij duke e akuzuar për tëtë veprave të rënda penale.

M.M
Vrau 3 gra në 33 minuta! Dan Hutra merret i pandehur, 8 akuza mund t'i
Dan Hutra

TIRANË- Dan Hutra, i cili vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera, një vit më parë është marrë i pandehur nga Prokuroria e Tiranës. Hetuesi Enklid Gjini ka ngritur ndaj Hutrës 8 akuza që i rrezikojnë edhe dënimin me burg përjetë. Gazetari Elton Qyno shkruan për "OraNews" se tashmë dosja i ka kaluar Gjykatës së Tiranës, e cila do të marrë edhe vendimin. 

Sipas dosjes hetimore, plagosja e Marjana Gurakuqit në zonën e “Astirit”, vrasja e dy grave (Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku) dhe plagosja e Elena Hysës në “Bathore”; si edhe vrasja e Etleva Kurtit në “Kodër Kamëz” janë kryer në vetëm 33 minuta. Pasi kreu vrasjet e plagosjet, Hutra tentoi që të fshihej në zonën e Sharrës. Në një intervistë që ka dhënë nga burgu, Hutra zbuloi se atje kishte hapur një varr për t'u fshehur dhe më pas do të arratisej. Gjithashtu sa i përket Rrahman Selës, të cilin gjithashtu donte ta vriste tregoi se e tentoi tre herë t'i merrte jetën, por shënjestra kishte mbijetuar. 

Akuzat e prokurorisë

Vrasja me paramendim ndaj Etleva Kurtit (dënohet me burgim nga 15 gjer në 25 vjet)

Vrasja për shkak të marrëdhënies familjare në dëm të Mevlute Hysa (jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm)

Vrasja për shkak të marrëdhënies familjare në dëm të Hasime Dafkut

Vrasja për shkak të marrëdhënies familjare mbetur në tentativë në dëm të Elena Hysa.

Vrasja për shkak të marrëdhënies familjare mbetur në tentativë në dëm të Kujtime Hysa.

Vrasja me paramendim mbetur në tentativë ndaj Marjana Gurakuqit 

Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit (dënohet me burgim nga 3 deri në 7 vjet.)

Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasjen në dëm të Rrahman Selës në Vaqar. (dënohet me burgim gjer në 5 vjet)

Dan Hutra nuk ishte një personazh i panjohur për drejtësinë shqiptare, pasi përpara ngjarjen ai ishte akuzuar për disa vepra penale si  përdhunim, pengmarrje, vrasje, tentativa arratisjeje, sherre në burg, dhe vjedhje. Në mars të viti 2023, Dan Hutra plagosi 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Më pas, në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa, vrau motrën dhe kunatën e saj, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku, e cila është shtatzënë, si dhe plagosi vetë Elenën e nënën e saj. Më pas shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje./ ZËRI

Poll

MOS HUMB