
FIER- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kërkuar izolimin në regjimin "41 bis" për Dan Hutrën dhe 3 të paraburgosurit e tjerë që tentuan të arratisen nga burgu i Fierit. Fill pas aksionit që u zhvillua ditën e djeshme në burg, Drejtoria ka kërkuar izolim total për Hutrën, Martin Kapllanin, Geraldo Veizajn dhe Feti Kovaçin.
Vrasësi serial i grave Dan Hutra tentoi të arratisej nga paraburgimi i Fierit, duke bashkëpunuar me të arrestuarit për vjedhje, kishte thurur planin perfekt për t'u arratisur. Kishte shtypur një tenxhere, duke e kthyer si një mjet prerës, të cilin 3 të rinjtë po e përdornin për të prerë zgarat e dritares së qelisë. Ndërsa vetë Hutra në qelinë e tij kishte përgatitur çarçafët si litarë, por edhe kishte dhe mjete të tjera të përgatitura për arratisje. Megjithatë plani i tyre dështoi pas një kontrolli nga një grup i gardianëve të burgut./ZËRI