Aktualitet

FOTO/ Krimi brenda familjes, dy vëllezërit Cami do të përcillen së bashku në banesën e fundit

Lulzim dhe Vehap Cami kishin jetuar së bashku në zonën e 5 Majit në Tiranë, por pas prishjes së banesës së tyre ata ishin ndarë në zona të ndryshme të kryeqytetit

E.K
FOTO/ Krimi brenda familjes, dy vëllezërit Cami do të
Lulzim dhe Vehap Cami

TIRANË- Dy vëllezërit që mbetën viktimë e krimit brenda familjes në zonën e Freskut në Tiranë, do të përcillen sot për në banesën e fundit. Njoftimi është bërë nga familja e të dy viktimave, ndërkohë që vëllezërit do të përcillen së bashku për në varrezat e Tufinës.

Zëri ka siguruar dhe fotot e dy viktimave, 68-vjeçarit Lulzim Cami, në banesën e të cilit ndodhi dhe ngjarja e rëndë dhe autorit të krimit Vehap Cami. Ky i fundit sapo ishte kthyer nga Anglia, dhe kishte shkuar për vizitë në banesën e të vëllait, të cilit i mori dhe jetën. Më pas ai vrau veten me të njëjtën armë. Djemtë e Lulzimit, të cilët kanë bërë edhe njoftimin në rrjetet sociale, kanë pranuar ngushëllimet për babanë por edhe xhaxhanë e tyre, i cili kreu krimin e rëndë.

Burime bëjnë me dije për Zërin se të dy vëllezërit, dhe familjet e tyre kanë jetuar së bashku në zonën e 5 Majit në Tiranë, por pas prishjes së banesës së tyre, ata janë detyruar që të marrin shtëpi me qera në zona të ndryshme. Megjithatë konflikti i vjetër mes tyre, për prona që kanë pasur në vendlindje, në zonën e Bulqizës, vetëm sa është ndezur me kalimin e viteve.

SI NDODHI VRASJA

Vehap Cami 63 vjeç shkoi në banesën e vëllait të tij për të pirë kafen e mëngjesit, ditën e enjte, 4 Janar. Kafja iu shërbye nga nusja e djalit të Lulzimit. Në momentin që ata kanë qenë së bashku me njëri-tjetrin, autori ka qëlluar në drejtim të vëllait, duke e lënë të vdekur. Më pas, autori vrau dhe veten.

Vehap Cami kishte pasur ditëlindjen një ditë përpara se të kryente vrasjen. Shkak dyshohet të jenë bërë konfliktet për pronat në Bulqizë, vendi i origjinës së vëllezërve./ZËRI 

Poll

MOS HUMB