Vëllai vret vëllanë për prona

TIRANË- Një krim i rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm zonën e Freskut në Tiranë, ku vëllai ka vrarë vëllanë dhe më pas veten. Vehap Cami, 63 vjeç ka shkuar në banesën e të vëllait Lulzim Camit, 68 vjeç dhe e ka vrarë atë me pistoletë. Dy vëllezërit janë me origjinë nga Bulqiza dhe shkak për konfliktin dyshohet se janë bërë pronat në vendlindje. Ata jetonin me qira në Tiranë. Autori Vehap Cami sapo ishte kthyer nga Anglia.
Ndërkohë, janë shoqëruar disa persona që kanë qenë dëshmitarë, janë sekuestruar disa kamera sigurie dhe arma e krimit. Pronarja e shtëpisë, që kishte lëshuar banesën me qira për vëllezërit Cami tha për mediat se ka kuptuar se diçka nuk ishte në rregull, pasi kanë dëgjuar gratë duke bërtitur. Autori Vehap Cami ka pasur ditëlindjen një ditë përpara vrasjes. Mëngjesin e sotëm ai ka shkuar në banesën e vëllait, Lulzim Camit dhe ka pirë kafe. Kafja i është shërbyer nga nusja e djalit të Lulzim Camit. Autori e ka qëlluar viktimën, kur kanë qenë vetëm duke biseduar.
E qëlloi vëllanë sapo nusja e djalit i shërbeu kafe, si ndodhi ngjarja tragjike në Fresk

TIRANË – Një krim i rëndë brenda familjes ka tronditur kryeqytetin gjatë ditës së sotme. Vehap Cami, 63 vjeç ekzekutoi të vëllanë, Lulzim Cami, 68 vjeç dhe më pas është vetëvrarë.
Vehap Cami 63 vjeç ka shkuar në banesën e vëllait të tij për të pirë kafen e mëngjesit. Kafja i është shërbyer nga nusja e djalit të Lulzimit. Në momentin që ata kanë qenë së bashku me njëri-tjetrin, autori ka qëlluar në drejtim të vëllait, duke e lënë të vdekur. Më pas, autori ka vrarë dhe veten.
Po ashtu, mësohet se autori Vehap Cami ka pasur edhe ditëlindjen një ditë përpara se të kryente vrasjen. Ngjarja e rëndë u shënua në zonën e Freskut në Tiranë. Vehap Cami 63 vjeç vrau të vëllanë Lulzim Cami, 68 vjeç. Shkak dyshohet të jenë bërë konfliktet për pronat në Bulqizë, vendi i origjinës së vëllezërve./ZËRI/
Krimi i dyfishtë në familjen Cami, pronarja e banesës: Dëgjuam gratë duke bërtitur

TIRANË- Një ngjarje e rëndë tronditi mëngjesin e sotëm zonën e Freskut në Tiranë, ku vëllai vrau vëllanë dhe mandej veten, pas një sherri që dyshohet se ka nisur më herët për ndarjen e pronave në Bulqizë, vend nga ishte origjina e tyre. Pronarja e banesës ku ndodhi edhe vrasja, e cila ishte marrë me qera nga Lulzim Cami tregon se lajmin e kanë mësuar pasi kanë dëgjuar gratë e familjes duke qarë.
Ajo thotë se viktima ishte i rregullt në shlyerjen e qerave, ndërsa autori i vrasjes Vehap Cami nuk jetonte në të njëjtën lagje. Ky i fundit dyshohet se i ka shkuar në banesë të vëllait të tij, të cilin e ka qëlluar me pistoletë. Më pas i ka dhënë fund edhe jetës së tij.
Për gazetarët ka dëshmuar pronarja e banesës ku jetonte me qira një nga viktimat.
“I dëgjova unë duke bërtitur gratë. I kemi me qira, ishin të rregullt. Vëllai tjetër nuk rri këtu, erdhi në mëngjes. Nuk di gjë tjetër”, tha për mediat pronarja e baneës.
SI NDODHI VRASJA
63-vjeçari Vehap Cami ka shkuar në banesën e vëllait të tij Lulzimit rreth orës 07:30 të mëngjesit të sotëm, duke e qëlluar atë me pistoletë. Më pas me të njëjtën armë ai i dha fund dhe jetës së tij. Në vendngjarje mbërritën grupi hetimor, si dhe drejtuesi i policisë së Tiranës Tonin Vocaj. Konflikti dyshohet se ka qenë i hershëm, për ndarjen e pronave që familja Cami kishte në Bulqizë. Në Tiranë të dy viktimat jetonin me qera. /ZËRI
PAMJET NGA VENDNGJARJA/ Dy vëllezërit Cami nga Bulqiza jetonin me qera. Autori i shkoi për kafe dhe e vrau

TIRANË- Pamjet e mëposhtme i përkasin vendit ku ndodhi krimi në familje, në rrugën “Xhon Belushi” në zonën e Freskut në Tiranë. Policia ka vendosur shiritin e skenës së krimit disa metra larg banesës ku 63-vjeçari Vehap Cami vrau të vëllanë e tij Lulzim Cami 68-vjeç dhe më pas i dha fund jetës së tij, me armë zjarri. Mësohet se Vehapi ka shkuar për kafe në banesën e Lulzimit ku dhe më pas e ka vrarë.
Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm që vëllezërit kanë pasur me njëri tjetrin. Ata jetonin prej disa vitesh me qera në zonën e Freskut në Tiranë, pasi ishin shpërngulur nga Bulqiza.
Sipas dëshmive të para, mëngjesin e sotëm mes dy viktimave nuk ka ndodhur një konflkt, pasi Vehap Cami ka qëlluar direkt me pistoletë të vëllanë e tij. /ZËRI
Vrasja brenda familjes në Tiranë, policia jep detajet! Vehap Cami i shkoi në banesë dhe vrau vëllanë

TIRANË- Detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku vëllai vrau me armë zjarri vëllanë dhe më pas edhe veten. Mësohet se autori i vrasjes është shtetasi Vehap Cami, i cili ka vrarë në banesën e tij të vëllanë Lulzim Cami dhe më pas i ka dhënë fund edhe jetës së tij. E gjithë ngjarja ka ndodhur në banesën e Lulzim Camit.
Viktimat janë 63 dhe 68 vjeç, ndërkohë që ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë. Policia është duke marrë në pyetje familjarët e tyre, në mënyrë që të zbardhë ngjarjen e rëndë, që është e para me pasojë jetën për vitin 2024.
“Më datë 04.01.2023, në rrugën "Xhon Belushi", te Fresku, shtetasi V. C., 63 vjeç, ka vrarë me armë zjarri vëllanë e tij, shtetasin L. C., 68 vjeç, dhe më pas ka vrarë veten.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.
/ZËRI
EMRAT/ Kush janë dy vëllezërit që mbetën të vdekur pas krimit në familje në Fresk

TIRANË- Mësohen emrat e dy viktimave të krimit që ndodhi brenda familjes në zonën e Freskut në Tiranë. Viktimat janë vëllezërit Lulzim Cami dhe Vehap Cami.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte, pas një konflikti mes dy vëllezërve brenda familjes. Sipas të dhënave paraprake, vrasja dhe vetëvrasja kanë ndodhur brenda banesës së familjes së Lulzim Camit.
Policia nuk ka ende detaje në lidhje me shkaqet që kanë çuar në këtë tragjedi të dyfishtë.
Njoftimi i policise:
Më datë 04.01.2023, në rrugën "Xhon Belushi", te Fresku, shtetasi V. C., 63 vjeç, ka vrarë me armë zjarri vëllanë e tij, shtetasin L. C., 68 vjeç, dhe më pas ka vrarë veten.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
/ZËRI
E rëndë në Tiranë, dy te vdekur në familje! Vëllai vret vëllanë, më pas veten

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Freskut në Tiranë, ku dyshohet se kanë mbetur të vrarë dy persona.
Burime bëjnë me dije se krimi i rëndë ka ndodhur në një familje, ku vëllai ka vrarë vëllanë dhe më pas edhe veten.
Dy viktimat janë konfliktuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku dhe më pas ka ndodhur tragjedia e rëndë.
Nuk dihen ende identitetet e personave që kanë vdekur./ZËRI