LIVE UPDATES

2 Janari i gjen mbështetësit poshtë banesës së Berishës, ai i përshëndet me dy gishta dhe valëvit flamurin e PD

➤Ky vit i ri i gjen sërish në rrugë demokratët, këtë herë poshtë banesës së liderit të tyre historik Sali Berishës, i cili gjendet nën arrest. ➤Një grup mbështetësish janë mbledhur këtë paradite poshtë pallatit të Berishës, i cili ka zgjedhur që ti përshëndesë në dritare, fillimisht me dy gishtat lart dhe më pas me valëvitjen e flamurit blu. ➤Protestës i është bashkuar dhe vajza e Berishës, Argita Malltezi e cila tha se ky është viti që durimi dhe forca e demokratëve të marrin shpërblimin e merituar. I➤sh-kryeministri Berisha ndodhet me masë sigurie “arrest në shtëpi” pas vendimit që mori dy ditë më parë Gjykata e Posaçme, si person ndaj të cilit po zhvillohen hetime për korrupsion në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

2 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Protesta për Berishën, Argita Malltezi: Zoti ka plane të bukura për Shqipërinë

2 Janari i gjen mbështetësit poshtë banesës së
Argita Malltezi

TIRANË- Prej më shumë se një ore, një grup mbështetësish janë duke protestuar poshtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha. Protestës i është bashkuar dhe vajza e Berishës, Argita Malltezi.

Vajza e ish-kryeministrit u shpreh se nuk ka pranga që burgosin lirinë dhe se ky vit do të sjellë fitoren për opozitën.

“Ju falënderoj për ardhjen dhe gjithë angazhimin tuaj këto ditë të para të Vitit të Ri. Të nisësh Vitin e ri me një sfidë të tillë është shumë e vështirë por dhe motivuese, nuk ka pranga sistemi që mund të burgosin lirinë tuaj, ju jeni misionarët e lirisë suaj, që nga kjo rrugicë do të shtrihet në çdo cep të vendit. Kjo është beteja që do ta fitoni. Jam e bindur që Zoti këtë vit ka plane shumë të bukura për Shqipërinë”, u shpreh ajo.

Ndërkohë më herët Berisha i ka përshëndetur mbështetësit e tij nga dritarja, ndërsa ndodhet në masën ‘arrest shtëpie’. Në dritaren e banesës së tij janë valëvitur dhe flamujt blu, simbol i PD-së.

1 VITE ME PARE

Pamjet e para të Berishës nën arrest, del në dritare dhe përshëndet me dy gishta

2 Janari i gjen mbështetësit poshtë banesës së
Sali Berisha ne dritare

TIRANË- Teksa gjendet nën masën e arrestit të shtëpisë nga dita e shtunë, publikohet video e parë e ish-kryeministrit Sali Berisha, nga dritarja e banesës së tij. Video e publikuar nga Jamarbër Malltezi, tregon Berishën që përshëndet nga dritarja me dy gishta, ndërkohë që në sfond dëgjohen thirrje të mbështëtësve të tij, të cilët me gjasë janë mbledhur poshtë pallatit të tij.

Pavarësisht se gjendet nën masën e arrestit, Berisha nuk ka hequr dorë nga drejtimi i Partisë Demokratike, ndërsa deputetët mbështetës të tij kanë paralajmëruar për ashpërsimin e qëndresës dhe mobindjes civile.

Ata u grumbulluan të dielën pranë banesës së tij, ndërsa edhe sot ka pasur disa të rinj në mbështetje të Berishës.


Gjykata e Posaçme pranoi të shtunën kërkesën e SPAK për shtrëngimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin i dyshuar për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.

Pasi Berisha nuk e respektoi masën e sigurisë "detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, GJKKO e konvertoi masën në "arrest shtëpie". /ZËRI

Poll

MOS HUMB