Vlorë, 10 persona përfundojnë në spital nga konsumi i alkoolit

VLORË - Dhjetëra persona kanë marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, pas ndërrimit të viteve.
Së paku 10 persona kanë përfunduar në spital, pas problemeve me alkoolin, raporton Report TV.
Rastet kanë qenë të menaxhueshme, ndërsa vihet re shtimi i rasteve të shtrimeve në spital, për
shkak të konsumit të alkoolit të tepërt.
Dy persona janë lënduar, pasi kanë pasur konflikt me njëri-tjetrin./ZËRI/
Kukësi e tepron me festime, 52 qytetarë përfundojnë në urgjencë

KUKËS- Banorët e Kukësit duket se e kanë tepruar me festimet në natën e ndërrimit të vitev.
Ndihma mjekësore është dhënë për personat që kanë shfaqur probleme shëndetësore si helmimi, konsumimi i tepërt i alkolit e deri tek rastet e hipertensionit, pohojnë mjekët e kësaj urgjence.
Fatmirësisht në natën e ndërrimit të viteve në Kukës nuk janë shënuar incidente gjatë plasjes së fishekzjarrëve dhe kapsollave./ZËRI
Plagoset me plumb qorr shtetasja italiane në Tiranë (EMRI)

TIRANË- Një incident raportohet të ketë ndodhur në Tiranë natën e ndërrimit të viteve. Një grua ka mbetur e plagosur nga një plumb qorr.
Sipas informacioneve paraprake nga burime policore mësohet se ajo ka qenë duke ecur në korsinë e biçikletave, kur plumbi “qorr” i ka rënë nga lart. ZËRI mëson se gruaja e cila ka mbetur e plagosur është shtetase italiane. Agata Karbonara është dërguar pas ngjarjes në spital ku edhe ka marrë mjekimin e nevojshëm.
Ngjarja ka ndodhur në bulevardin 'Zogu I' pak pas mesnatës (1 janar 2024). Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Më datë 01.01.2024, rreth orës 00:35, në bulevardin "Zogu I", është dëmtuar dyshohet me armë zjarri, me vrimë hyrje nga lart-poshtë, me burim zjarri ende të paidentifikuar, shtetasja e huaj A. K., 51 vjeçe, e cila ndodhet në spital, ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se plaga mund të jetë shkaktuar nga një predhë e kalibrit të vogël, e ardhur nga lartësia. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave dhe mekanizmit të ndodhjes së ngjarjes./ZËRI