
TIRANË- Një ditë pasi u bë publike lista me 15 personalitete që do të marrin pension të posaçëm nga qeveria Rama, kanë nisur dhe pakënaqësitë e para. I pari që ka pretenduar se e meritonte pensionin e posaçëm, por që nuk i është dhënë, është kompozitori dhe regjisori i njohur shkodran, Osman Mula. Në një shkrim publik në rrjetet sociale, ai i adresohet në mënyrë direkte kryeministrit Edi Rama, ndërsa thotë se prej 7 vitesh emri i tij është vendosur në listën me përparësi nga Ministria e Kulturës, për shkak të titujve që Mula ka marrë gjatë karrierës së tij. Sipas regjisorit, ai nuk e ka fituar pensionin e posaçëm për shkak të qëndrimeve publike që ka mbajtur kundër Partisë Socialiste dhe vetë kryeministrit Edi Rama.
Postimi i plotë i Mulës:
Dy fjalë për ty Edi Rama
E dinja se nuk do e merrnja pensionin e vecante! Sepse emri im do kalonte ne doren tende. Edhe pse emri im ndodhet tash shtat vjet ne tryezen tende si perparesi e shkreses se Ministrise se kultures pasi jam dy here i vleresuar nga presidentet e Shqiperise me titujt me te larte. Do ishte ne nderin tuaj ta vleresonit nje artist qe ka mbajtur nje qendrim kritik ndaj teje se ne fund te fundit je dhe kryeministri im.
Por nuk te la urrejtja, eshte pikerisht ajo qe te karakterizon dhe ta kapushtuar trurin dhe syte. Pensioni nuk jepet per kontribut ne Parti por per kontributin e vazhdueshem qe jep per artin kombetar ,pa levize nje dite nga Shqiperia dhe duke dhene nje kontribut ne R.T.Sh si regjisor dhe si kompozitor pasi me numerohen shum cmime.
Une nuk jam as servil dhe as konjuktural se se paku do e merrnja nje emrim nga pala tjeter por dhe per to isha i pa besushem. Kjo esht forca e nje krijuesi. Po te perdor nje fjale nga zona ku jam rrit: Ma pac faqen e zeze. Jam krenar keshtu sic jam, idealist por rrebel kunder padrejtesive si majtas e djathtas. Artist nuk me ben ti por kontributi dhe perkushtimi im.
As te njoh dhe as kam respekt per ty se as artist dhe sportist nuk u bere kurr. Kur dha doreheqjen ish-presidenti i Amerikes Nikson ( per skandalin e whoter gat )u shpreh : Nuk me la urrejtja qe me kishte pushtuar prandaj gabova ! Gabove Edi! E di qe nuk emocionohesh ,por edhe un te them : Ja kam lane ne dore zotit mor i pa fytyre ...
Gjatë ditës së djeshme u publikua vendimi në Fletoren Zyrtare për lidhjen e një pensioni të posaçëm për 15 personalitete të ndryshme nga fusha e artit, sportit por edhe studiues. Në mesin e kësaj liste mungonte Mula, dhe kjo duket se ka nxitur dhe reagimin e tij të mësipërm. /ZËRI