
SHBA-Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me përfaqësuesit e 100 shoqatave të shqiptarëve në Amerikë, theksoi se shteti Bektashi do të ketë një status ndryshe pasi dhe kanë kryeqendrën e vet në vendin tonë. Kreu i qeverisë u shpreh se Bektashinjve, do t’i jepet status si një përfaqësi diplomatike, ku shtoi se kemi të bëjmë me një pasuri kombëtare.
Edi Rama: Jam mësuar që kur them diçka të re, dëgjoj shumë çudira, por si këtë herë, asnjëherë. Gjëja që më ka habitur më shumë, është se çfarë familje e jashtëzakonshme ekziston për urdhin e Bektashinjve. Të lexojnë, të informohen, çfarë përfaqëson në historinë e kombit tonë, çfarë pasurie e madhe është për kombin tonë. Të më thuash shtet islamik, pjellë e imagjinatës, por jo me mua. Si pasuri historike dhe kulturore, janë edhe tre komunitete të tjera. Çfarë i bashkon këto të treja dhe i ndan? Janë 3 komunitetet shumë të mëdha të shtrirë në të gjithë dynjanë. Është një komunitet që e ka kryeqendrën e vet botërore në Shqipëri. Është një urdhër që mbahet me mundime të mëdha dhe që e ka kapacitetin e rrezatimit shumë të ulët, se kaq fuqi ka. Kemi interes kombëtr që ta ruajnë këtë pasuri? Për pak dekada do të ketë njerëz të zakonshëm, por nuk do ketë sistem me të gjitha figurat. Statusi, është të ngrihet mbi një nivel maksimal dhe të ketë një rrezatim përtej atij perimetrit të pronës së vet, janë në pronën e tyre. Ky është status si një përfaqësi diplomatike.
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për 'The New York Times' zbuloi pak ditë më parë planin se t'u japte anëtarëve të Bektashinjve, enklavën e tyre të stilit të Vatikanit si një mënyrë për të promovuar tolerancën fetare. Rama tha se qëllimi i shtetit të ri ishte të promovonte një version tolerant të Islamit me të cilin krenohet Shqipëria.
Kreu i qeverisë shprehet se në të ardhmen e afërt do të shpallë planet për entitetin, që do të quhet Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi. Në një reagim zyrtar, Selia Botërore e Bektashinjve shprehet se ky hap historik synon të njohë Urdhrin Bektashi si një shtet të pavarur, vetëqeverisë, i përkushtuar për të mbështetur traditën e tij shekullore të moderimit dhe përfshirjes shpirtërore. Selia Botërore e Bektashinjve shton gjithashtu se kjo nismë nuk ka të bëjë me vetëvendosjen dhe se nuk kërkojnë që të kenë ndikim apo pushtet politik./ZËRI