Aktualitet

Dan Hutra merret sërish në pyetje, dyshohet se është përfshirë në ngjarje të tjera kriminale

Sot, Hutra është marrë në pyetje nga oficerët e Policisë Gjyqësore dhe prokurorë pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në disa ngjarje të rënda.

k.m.
Dan Hutra merret sërish në pyetje, dyshohet se është
Dan Hutra

TIRANË- Dan Hutra merret sërish në pyetje pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në ngjarje të tjera kriminale. Sot, Hutra është marrë në pyetje nga oficerët e Policisë Gjyqësore dhe prokurorë pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në disa ngjarje të rënda, por ende nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë. Megjithatë deri më tani mësohet se vetë Dan Hutra ka mohuar përfshirjen në ngjarje të tjera përveç vrasjes së 3 grave dhe plagosjen e 3 të tjerave në mars të vitit të shkuar.

Si ndodhi masakra më 1 mars?

Dan Hutra plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa. Hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku, e cila është shtatzënë, si dhe plagosi vetë Elenën e nënën e saj, Kujtime. Më pas shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje.

Arratia e Dan Hutrës mori fund pas 7 orësh kërkime. Ai u arrestua nga policia në zonën e Sharrës ku kishte shkuar për të ekzekutuar një person të katërt, Rrahman Sela, por që nuk e realizoi dot. 40-vjeçari është dënuar më parë për përdhunim, vrasje e dhunë në familje. Në gjyq, ai nuk ka shprehur asnjë lloj pendese për krimet e kryera./ZËRI

Poll

MOS HUMB