Aktualitet

'Për Shkëlzenin’/ Ish-sekretarja e Bumçit në GJKKO: Kur është dërguar, unë s’kam qenë në punë

Para trupës gjykuese, Alma Zili ka deklaruar se nuk ka qenë në punë kur është dërguar faksi me mbishkrimin ‘Për Shkëlzenin’.

k.m.
'Për Shkëlzenin’/ Ish-sekretarja e Bumçit në
Aldo Bumçi

TIRANË- Alma Zili, ish-sekretarja e ish-ministrit të Drejtësisë, Aldo Bumçi ka dëshmuar sot në seancën e zhvilluar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dosjen Gërdeci. Para trupës gjykuese, Alma Zili ka deklaruar se nuk ka qenë në punë kur është dërguar faksi me mbishkrimin ‘Për Shkëlzenin’. Ndërsa eprori i saj, Aldo Bumçi shtoi se në kohën kur pretendohet se është nxjerrë faksi, sekretarja e tij ka qenë me leje lindjeje.

"Ministria kishte një aparat faksi, i cili përdorej për të përcjellë fakse, në rast se kishte. Nuk kujtoj të jetë shënuar emri i Shkëlzenit në bllokun e shënimeve, ku mbanim shënim orare të takimeve të ndryshme. Kur është dërguar faksi nga Ministria e Drejtësisë drejt Ministrisë së Mbrojtjes, unë nuk kam qenë fizikisht në punë. Dokumentin për faksin e kam parë përmes mediave. Ne thjesht na kërkohej të nisnim një faks drejt një institucioni të caktuar. Asnjëherë nuk më është kërkuar të komunikoj me Fatmir Mediun,"- ka dëshmuar ajo në GJKKO./ZËRI

Poll

MOS HUMB