Aktualitet

Vrasja e të miturit në Gramsh, Prokuroria kërkon 12 vite burg për autorin kryesor, përfiton dhe ulje dënimi

4 të rinjtë do të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar, që do të thotë se do iu ulet 1/3 e dënimit

E.K
Vrasja e të miturit në Gramsh, Prokuroria kërkon 12 vite burg
Viktima, Fatjon Bici

ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka dhënë pretencën, për autorët e vrasjes së të miturit Fatjon Bici në Gramsh. Prokuroria ka kërkuar 12 vite burg për Orgito Çarçiu, i cili është i dyshuar si autori i vrasjes.

Gjithashtu prokuroria kërkoi nga 10 dhe 8 vite burg për bashkëpunëtorët e tij, Ergi Karaj, Stiven Murati, Xhonatan Çekrezi.

Prokuroria ka kërkuar maksimumin e dënimit që parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të mitur. Por gjykata më herët ka pranuar gjykim të shkurtuar për 4 adoleshentët.

Kjo do të thotë se edhe në rast se pranohet kërkesa e prokurorisë, të 4 të miturit do të përfitojnë ulje dënimi.

Ngjarja e rëndë u shënua në Maj të vitit të kaluar, vetëm pak metra larg shkollës ku 4 adoleshentët i bënë pritë kushëririt të Fatjon Bicit, me të cilin ishin konfliktuar në rrjete sociale. Të pajisur me thika dhe doreza forcuese grushti sulmuan kushëririn e Fatjonit, ndërsa ky i fundit mbeti i vrarë me thikë teksa hyri për ta mbrojtur./ZËRI 

Poll

MOS HUMB