
ELBASAN – Me tensione dhe përplasjeve verbale është mbajtur seanca e sotme gjyqësore, në ngarkim të 4 të rinjve në Elbasan, që akuzohen se kanë vrarë bashkëmoshatarin e tyre, Fatjon Bicin.
Gjykata ka kërkuar rishqyritimin e gjykimit të shkurtuar, por se diçka e tillë është refuzuar nga mbrojtja. Familjarët e viktimës u paraqitën në gjendje të rënduar. Ata janë irrituar së tepërmi, për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar. Gjykata e Elbasanit ka shtyrë seancën e sotme, pasi nuk u plotësua trupi gjykues prej 3 gjyqtarësh.
Mbi katër të miturit e marrë si të pandehur rëndon akuza e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese. 15-vjeçari Fatjon Bici ishte nisur për në shkollë, por se nuk u kthye më prej andej. Ai u vra me thikë në zemër, pasi u fut për të ndarë sherrin mes kushëririt të tij dhe bashkëmoshtarëve./ZËRI/