Aktualitet

Vranë me thikë Fatjon Bicin në Gramsh, shtyhet seanca për 4 të miturit

Trupi gjykues ka pranuar gjykim të shkurtuar për 4 adoleshentët, vendim i cili është kundërshtuar nga familjarët e viktimës.

f.t
Vranë me thikë Fatjon Bicin në Gramsh, shtyhet seanca për 4
Fatjon Bici

ELBASAN- Është shtyrë sërish seanca në Gjykatën e Elbasanit ndaj katër të miturve, të cilët vranë me thikë bashkëmoshatarin e tyre Fatjon Bici, ngjarje e ndodhur në maj të vitit 2023, në qytetin e Gramshit.  Trupi gjykues ka pranuar gjykim të shkurtuar për 4 adoleshentët, vendim i cili është kundërshtuar nga familjarët e viktimës.

Në seancën e sotme pritej pretenca e prokurorit. Në rastin e një gjykimi të shkurtuar 4 adoleshentët të cilët akuzohen për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim” rrezikojnë dënimin deri në 8 vite burg. Ndërsa në një gjykim normal ata nuk do të mund të dënohen më shumë se 12 vite burg, siç parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të mitur.

Autori Orgito Çarçiu rrezikon deri në 12 vite burg, ndërsa pritet vendim për Ergi Karaj, Stiven Murati, Xhonatan Çekrezi. Mbi katër të miturit e marrë si të pandehur rëndon akuza e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese. 15-vjeçari Fatjon Bici ishte nisur për në shkollë, por se nuk u kthye më prej andej. Ai u vra me thikë në zemër, pasi u fut për të ndarë sherrin mes kushëririt të tij dhe bashkëmoshtarëve. 

/ZËRI

Poll

MOS HUMB