Aktualitet

Vrasja e Endri Goxhajt! Vetëdorëzohet në Polici pas dy muajsh Marjaldo Nela

Kur panë Dali Nelën të rrëzuar në tokë, dy vëllezërit e tij, Donaldo dhe Marjaldo Nela, sipas prokurorisë, nxorën armët dhe qëlluan në drejtim të Endri Goxhajt.

F.I
Vrasja e Endri Goxhajt! Vetëdorëzohet në Polici pas dy muajsh
Marjoldo Nela, Endri Goxhaj dhe Donaldo Nela

GJIROKASTËR-Pas rreth dy muajsh në arrati, është vetëdorëzuar në polici Marjaldo Nela, i shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur në Memaliaj në prill të këtij viti në Memaliaj, ku mbeti i vrarë Endri Goxhaj. Marjaldo Nela së bashku më vëllain e tij Donaldo Nela u shpallën në kërkim, pasi qëlluan në drejtim të viktimës Endri Goxhaj.  

Sipas Prokurorisë, gjithçka nisi nga një konflikti të çastit mes 7 personave. Në sherr më pas ndërhynë edhe Dali Nela, vjehrri i tij Aldo Kalemi dhe persona të tjerë. Në kulmin e konfliktit, Endri Goxhaj nxori një pistoletë dhe qëlloi katër herë në drejtim të Dali Nelës, duke e lënë të plagosur.

Kur panë Dali Nelën të rrëzuar në tokë, dy vëllezërit e tij, Donaldo dhe Marjaldo Nela, sipas prokurorisë, nxorën armët dhe qëlluan në drejtim të Endri Goxhajt. Si pasojë e të shtënave, 30-vjeçari humbi jetën në vend. Pas të shtënave, Donaldo dhe Marjaldo Nela morën me automjet vëllanë e tyre të plagosur dhe e transportuan me urgjencë në Spitalin e Gjirokastrës. Më pas u larguan dhe u shpallën në kërkim nga policia si autorët e dyshuar të vrasjes.

Lidhur me ngjarjen  Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Dali Nelën dhe vjehrrin e tij Aldo Kalemi të arrestuar pas vrasjes së 30-vjeçarit Endri Goxhajt. Në arrest shtëpie është lënë edhe Ermal Mataj./ZËRI

Poll

MOS HUMB