TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot ligjin për amnistinë penale. Ky ligj mori dritën jeshile nga Kuvendi me 84 vota pro më 18 qershor nga ku do të përfitojnë 1335 të dënuar.
Ministria e Drejtësisë zgjeroi amnistinë penale duke shtyrë afatin e përfituesve, nga 31 dhjetor 2025 në 31 maj 2027. Me këtë shtyrje afati, zgjerohet lista e përfituesve nga amnistia në 1335 të dënuar.
Njoftim për media
Tiranë, më 30 qershor 2026
Presidenti i Republikës Sh. T. Z. Bajram Begaj, me Dekret nr. 375, datë 30.6.2026, dekretoi sot shpalljen e ligjit nr. 57/2026, “Për dhënie amnistie”.
Gjithashtu, Presidenti i Republikës Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi sot shpalljen e ligjit nr. 59/2026, “Për sektorin e energjisë elektrike”, si dhe ligjin nr. 60/2026, “Për informacionin elektronik të transportit të mallrave”.
Sipas pr.ligjit të miratuar me votat e Partisë Socialiste dhe ato të PSD-së, 466 persona do të lirohen menjëherë nga burgu, nga të cilët 11 janë gra dhe 1 i mitur. Ndërkohë, 869 të tjerët do të përfitojnë ulje dënimi, mes tyre 8 gra dhe 1 i mitur. Amnistia penale hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.