TIRANË- Ditën e sotme ndërsa deputetë ndodhen seancën plenare, protestuesit po zhvillojnë tubimin e tyre jashtë dyerve të Parlamentit.
Protesta edhe sot u shoqërua me tensione, ndërsa qytetarët kanë gjuajtur me vezë në drejtim të Parlamentit. Po ashtu, disa prej tyre kanë marrë një kosh mbeturinash dhe kanë tentuar ta afrojnë në hyrje të Kuvendit, por janë ndaluar nga forcat e policisë.
“Këtu e keni vendin”, ishin disa prej thirrjeve të forta që erdhën nga protestuesit, apo dhe “Parlamenti në kosh!” apo dhe “Rama n’kosh, Berisha n’kosh’.
Pavarësisht ndërhyrjes, protestuesit kanë vijuar të qëndrojnë me koshin në zonën përreth Kuvendit, ndërsa kanë shoqëruar tubimin me thirrje të forta kundër klasës politike./ZËRI