Aktualitet

Vrasja e Endri Goxhajt në Memaliaj! Lihen në ‘arrest shtëpie’ 3 të arrestuarit, autorët në arrati

Pas të shtënave, vëllezërit kanë transportuar Dali Nelën drejt spitalit të Gjirokastër për ndihmë mjekësore dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur.

F.I
Vrasja e Endri Goxhajt në Memaliaj! Lihen në ‘arrest
Marjoldo Nela, Endri Goxhaj dhe Donaldo Nela

GJIROKASTËR-Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Dali Nelën dhe vjehrrin e tij Aldo Kalemi të arrestuar pas vrasjes së 30-vjeçarit Endri Goxhajt, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 21 prillit. Dali Nela ndodhet në spital, pasi mbeti i plagosur me 4 plumba. Në arrest shtëpie është lënë edhe Ermal Mataj, i akuzuar për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. 

Sipas prokurorisë, sherri ka nisur mes dy personave, ku më pas kanë ndërhyrë personat e arrestuar. Viktima, Endri Goxhaj, në këtë moment ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të Dali Nelës, duke e lënë të plagosur. Më pas dy vëllezërit e tij, Donaldo dhe Marjoldo Nela kanë qëlluar në drejtim të Endri Goxhajt. 

Pas të shtënave, vëllezërit kanë transportuar Dali Nelën drejt spitalit të Gjirokastër për ndihmë mjekësore dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur. Në përfundim të seancës, gjyqtarja Romena Qamo vendosi masën “arrest në shtëpi” për Aldo Kalemin dhe Dali Nela, duke pranuar argumentet e prokurorisë. 

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përfshirjen e personave të tjerë./ZËRI

Poll

MOS HUMB