Aktualitet

Vrasja e Bledar Dedajt/Thellohen hetimet: 17-vjeçari pjesë e një rrjeti prostitucioni për fëmijë

Se çfarë ndodhi mes 17-vjeçares dhe 39-vjeçarit shqiptar dhe pse takimi u kthye në një takim fatal është ende e paqartë.

f.t
Vrasja e Bledar Dedajt/Thellohen hetimet: 17-vjeçari pjesë e
Bledar Dedja

ITALI- Pas arrestimit dhe dëshmisë së 17-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar Bledar Dedja në Treviso të Italisë në 21 janar po hetohet një tjetër skenar shqetësues. 

Në dëshminë e tij adoleshenti teksa ka treguar njohjen e tij me 39-vjeçarin, e cila filloi rreth një vit më parë, ka raportuar për një rrjet të gjerë prostitucioni, pjesë e të cilit janë djemtë dhe vajzat e mitura. Dëshmia tani do të verifikohet nga hetuesit dhe do të thirren të gjithë personat për të verifikuar pretendimet e 17-vjeçarit, shkruajnë mediat italiane.

Se çfarë ndodhi mes 17-vjeçares dhe 39-vjeçarit shqiptar dhe pse takimi u kthye në një takim fatal është ende e paqartë. Megjithatë, duket e sigurt se njohja kishte nisur të paktën një vit më parë kur 17-vjeçari filloi një periudhë ndërrimi shkollë-punë në vendin ku punonte 39-vjeçari. 

Siç konfirmohet ndër të tjera nga elementët që policia gjeti nga analiza e celularit të viktimës, ndoshta 17-vjeçari donte të dilte nga ajo punë dhe Bledari mund ta kishte shantazhuar, duke e kërcënuar se do t'i tregonte gjithçka familjes së tij. Dhe për këtë arsye 17-vjeçari do të ishte paraqitur në takimin e fundit me thikën me të cilën vendosi të vriste Dedjan.

Takimi dhe vrasja

Adoleshenti është gjurmuar falë mesazheve të gjetura në celularin e dytë të viktimës, ku të dy do të kishin rënë dakord për takimin. Nga sa rezultoi nga hetimet, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë Publike dhe atë të Gjykatës për të Mitur të Venecias, pas krimit, 17-vjeçari, i cili ka plagosur dorën, ka hedhur armën e vrasjes, një thikë kuzhine, disa veshje dhe çelësat e makinës së viktimës, dhe më pas është larguar nga vendi i krimit. Dyshohet se adoleshenti donte të ndërpriste lidhjen me Dedjan për ky i fundit ka refuzuar vazhfdimisht. Por ngjarja është ende nën hetim./ZËRI

Poll

MOS HUMB