Aktualitet

Plagosi me armë zjarri fqinjin në Krujë, autori vetëdorëzohet në Polici

43-vjeçari Merlika vendosi që të vetëdorëzohej. Ende nuk dihen shkaqet, por deri më tani raportohet se plagosja ka ndodhur për motive të dobëta.

k.m.
Plagosi me armë zjarri fqinjin në Krujë, autori
Pamje nga vendi i ngjarjes

KRUJË- Vetëdorëzohet në Komisariatin e Policisë së Krujës, Perlat Merlika autori i plagosjes me armë zjarri të Artan Gogës. Plagosja ndodhi mbrëmjen e djeshme në Krujë, ndërsa vetëm sot, 43-vjeçari Merlika vendosi që të vetëdorëzohej. Ende nuk dihen shkaqet, por deri më tani raportohet se plagosja ka ndodhur për motive të dobëta. Ndërsa Goga, aktualisht, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I PLOTË

Krujë

Ditën e sotme, është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Krujë dhe u arrestua shtetasi P. M., 43 vjeç, banues në Krujë. Ky shtetas, ditën e djeshme, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. G., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Poll

MOS HUMB