Aktualitet

Tre muaj nga vrasja e Liridonës, vëllai i saj: Rasti të gjykohet shpejt, autorët në burg

Vëllai i Liridonës shtë shprehur se dhimbja sa vjen e shtohet dhe se ata i mban shpresa që drejtësia nuk do të vonojë.

f.t
Tre muaj nga vrasja e Liridonës, vëllai i saj: Rasti të gjykohet
Liridona Ademaj dhe Naim Murseli

KOSOVË- Sot janë bërë tre muaj që nga vrasja e Liridona Ademajt. Vëllai i saj, Leonard Ademaj përmes një reagimi në rrjetet sociale është shprehur se dhimbja sa vjen e shtohet dhe se ata i mban shpresa që drejtësia nuk do të vonojë.

Në postimin e tij se ai tregon se po ndjekin me dhimbje të thellë informacionet për gjykime të vrasjeve të vajzave që janë bërë me gabime që çojnë në rigjykime apo edhe për raste kur gratë janë abuzuar fizikisht dhe dhunuesit enden të lirë ose reklamohen publikisht. 

"Sot tre muaj që kur se na e kanë vrarë Liridonen tonë. Dhimbja sa vjen e shtohet e neve na mban shpresa që drejtësia nuk do të vonojë. Derisa e vajtojmë vajzën dhe motrën tonë, me dhimbje të thellë po i ndjekim informacionet për gjykime të vrasjeve të vajzave që janë bërë me gabime që çojnë në rigjykime apo edhe për raste kur gratë janë abuzuar fizikisht dhe dhunuesit enden të lirë ose reklamohen publikisht. Ne bashkëndjejme me të gjitha viktimat dhe familjarët e tyre. Shpresojmë që rasti i Liridonës dhe rastet tjera do të gjykohen shpejtë dhe pa gabime. Vrasësit e grave e kanë vendin në burg, të mbyllur dhe larg syrit të publikut”, ka shkruar Leonard Ademaj.

Ndërkohë hetimet për vrasjen e Liridona Ademajt vijojnë dhe Gjykata e Prishtinës dy ditë më parë vendosi të lërë në paraburgim edhe për dy muaj të tjerë tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona saj, bashkëshortin e saj Naim Murseli, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën.

Si ndodhi ngjarja?

Naim Murseli dhe bashkëpunëtorët e tij sajuan një skenar grabitjeje me qëllim për të vrarë Liridonën mbrëmjen e 29 nëntorit. Teksa Murseli, Liridona dhe dy fëmijët po udhëtonin me makinë, ‘grabitësit’ u prenë rrugën dhe i ndaluan. Vetë Naim Murseli zbriti nga mjeti bashkë me dy fëmijët, duke lënë pas të shoqen që u qëllua për vdekje nga Granit Plava. Dëshmia e tij ngjalli dyshime dhe bëri që autoritetet të hetonin më tej. Pamjet filmike të kamerave të sigurisë identifikuan Plavën e Kokallën, të cilët zbuluan se ishin paguar nga Murseli për të vrarë Liridonën. Arsyeja mbetet ende mister. Varianti i parë është ai i parave të sigurimit të jetës që mund të përfitonte Murseli në rast se të shoqes i ndodhte një fatkeqësi, ndërsa i dyti, fakti që Liridona mund të kishte dijeni për një sekret të errët të të shoqit./ZËRI

Poll

MOS HUMB