Aktualitet

Ekzekutoi Edmond Mustafën në Mal të Zi/ Autori lihet në burg, 'kyç' gojën në gjykatë

Ibrahimoviç nuk foli për elimini të një anëtari të dyshuar të klanit kriminal 'Skaljar', të cilit i përket edhe ai vetë.

f.t
Ekzekutoi Edmond Mustafën në Mal të Zi/ Autori lihet në
Dino Ibrahimoviç

MALI I ZI- Gjykata e Lartë e Podgoricës ka lënë në burg 27-vjeçarin Dino Ibrahimoviç, i cili u arrestua për vrasjen e shqiptarit Edmond Mustafa në Tivar. Gjatë seancës gjyqësore, Ibrahimoviç nuk foli për elimini të një anëtari të dyshuar të klanit kriminal 'Skaljar', të cilit i përket edhe ai vetë.

Dino Ibrahimoviç u arrestua dy ditë më parë, teksa po tentonte të arratisej nga Tivari pas krimit. Duke kontrolluar zonën në të cilën u arrestua Dino Ibrahimoviç, policia gjeti një çantë udhëtimi të zezë në të cilën u gjet edhe një armë zjarri, e cila u përdor për të ekzekutuar Edmon Mustafën, një automatik i mbështjellë me qese të zezë. 

Ibrahimoviç akuzohet për veprën penale të vrasjes dhe veprën penale të posedimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe lëndëve shpërthyese. Edmond Mustafa u vra rreth orës 9 të mëngjesit të së martës 27 shkurt në Tivar./ZËRI

Poll

MOS HUMB