Aktualitet

Edmond Mustafa pjesë e grupit “Skaljar”, përgjimet e “Sky Ecc” zbuluan mesazhet me blogeren

Në komunikimin e tyre të përgjuar, u zbulua se “Kavaç”, kishte planifikuar rrëmbimin e Mustafës, duke thënë se ai duhet të pranonte, “të jetë dëshmitar-bashkëpunëtor dhe të zbulojë vrasësit e tyre për të paktën 20 vrasje”.

f.t
Edmond Mustafa pjesë e grupit “Skaljar”, përgjimet e
Edmond Mustafa

MALI I ZI- Edmond Mustafa, i dyshuari si pjesëtar i klanit ‘Skaljar’, i cili u vra mëngjesin e sotëm në qendër të Tivarit, përmendet në korrespondencën e Sky që është shkëmbyer gjatë vitit 2020 nga lideri i klanit të Kavaçit, Radoje Zviter dhe oficerët e policisë të dyshuar se punonin për të.

Kurir shkruan se nga përgjimet e Sky ECC ai ishte në rrezik nga grupi “Škaljar” për shkak të blogeres malazeze, Vasilisa Nurkoviç. Në komunikimin e tyre të përgjuar, u zbulua se “Kavaç”, kishte planifikuar rrëmbimin e Mustafës, duke thënë se ai duhet të pranonte, “të jetë dëshmitar-bashkëpunëtor dhe të zbulojë vrasësit e tyre për të paktën 20 vrasje”. Dyshohet se ai i ka inatosur “klanin tjetër” pasi pas vrasjes së bashkëpunëtorit të tyre Zijan Nurkoviç më 20 prill 2019 në Spanjë , ai ka hyrë në lidhje me të venë e tij, Vasilisa.

Edmond Mustafa pjesë e grupit “Skaljar”, përgjimet e
VASILIA

“Ju doni të më vrisni, “Kavaç” do të më vrasë, të mitë duan sepse unë tani jam në lidhje me një grua nga Zijadi – thuhet se ka shkruar në mesazhin e dërguar nga polici i arrestuar Petar Lazoviç, i dyshuar si bashkëpuntor me të arratisurin Radoj Zvicer.

Policia ka arrestuar autorin e vrasjes së 30-vjeçarit shqiptar, Dino Ibrahimoviç nga Barana, i cili  është i dyshuari kryesor i ekzekutimit të të riut në rrugën "Marsala Tita". Prokurorja, Irena Buriç, ka konfirmuar se Dino Ibrahimoviç është vendosur në pranga dhe akuzohet për vrasje dhe mbajtje pa leje të armëve e lëndëve shpërthyese.

Ai është marrë në pyetje në Prokurorinë e Lartë në Podgoricë, ndërkohë mësohet se është gjetur edhe arma e krimit, raporton Vijesti. Prokurorja tha se për momentin nuk mund të flasë për motivin e krimit, por se do të hetohen të gjitha pistat në lidhje me ngjarjen./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB