Aktualitet

Ra në det teksa peshkonte, polumbarët ndërpresin kërkimet për 40-vjeçarin në Durrës

Ndoni u zhduk teksa ishte duke peshkuar, por deri më tani nuk ka asnjë shenjë.

k.m.
Ra në det teksa peshkonte, polumbarët ndërpresin kërkimet
Foto ilustruese

DURRËS- Polumbarët e forcave RENEA kanë ndaluar kërkimet për gjetjen e trupit të Aurel Ndonit, i cili u zhduk gjatë fundjavës. Forcat speciale të Policisë kanë që të dielën që kërkojnë shenja të trupit në zonën e Porto Romanos, ky Ndoni u zhduk teksa ishte duke peshkuar, por deri më tani nuk ka asnjë shenjë.

Ndoni rrëshqiti në ujë dhe u tërheq nga rrymat detare të dielën e kaluar, 25 shkurt, teksa kishte dalë për të peshkuar me të vëllanë dhe një person tjetër. Edhe pse këta të dy tentuan që ta rikthenin në barkë, nuk ia dolën dot, pasi 40-vjeçari u mor nga rryma./ZËRI

Poll

MOS HUMB