Aktualitet

EMRAT/ Plagoset tregtari i makinave në Fushë-Krujë! U qëllua nga fqinji me plumb kokës

Sipas informacioneve paraprake i plagosuri ka qenë duke lëvizur me motomjet.

f.t
EMRAT/ Plagoset tregtari i makinave në Fushë-Krujë! U qëllua
foto ilustruese

FUSHË-KRUJË- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë mbrëmje në Fushë-Krujë. Ngjarja është regjistruar në lagjen “Zimzenel” të qytetit, ndërsa është qëlluar me armë zjarri në drejtim të Artan Gogës, tregtar makinash.

Mësohet se Vladimir Merlika ka qëlluar me armë zjarri në pjesën e kokës Artan Gogën. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit pasi autori dhe i plagosur janë fqinj midis tyre si dhe shokë. Sipas informacioneve paraprake i plagosuri ka qenë duke lëvizur me motomjet, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. 

Njoftimi i policisë:

Më datë 28.02.2024, në rrugën "Asim Zeneli", shtetasi V. M., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G., 57 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB