
TIRANË- Dhimitër Prifti, punonjës i Gardës së Republikës, ka denoncuar sot në Policinë e Shtetit se i kishin vjedhur armën e shërbimit. Sipas 36-vjeçarit, armën e shërbimit ia kanë vjedhur në banesën e tij. Siç edhe duket nga pamjet e mëposhtme, grabitja është kryer nga vetëm një person, një person i maskuar me kapuç, por që kishte anashkaluar fytyrën.
Të gjitha tiparet i ka të dukshme teksa në një moment sheh nga kamera. Ai futet nga dritarja dhe më pas del po nga atje, së bashku me sendet e vjedhura. Mes tyre edhe arma.
-
Iu futën në banesë, gardisti: Më vodhën armën e shërbimit
29 Shkurt, 13:08
Kur del, e kupton gabimin, ndaj edhe në momentin e largimit, grabitësi e shmang kamerën duke mbuluar me duar fytyrën. Pamjet filmike janë dorëzuar në Komisariatin nr.1 të kryeqytetit nga vetë gardisti. Megjithatë nuk dihet nëse e njeh personin që e ka grabitur./ZËRI