
ITALI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e Bledar Dedjas në Itali. Raportohet se 17-vjeçari, i cili dhe dyshohet të ketë pasur lidhje intime me Dedjan është lënë këtë të hënë në burg nga drejtësia italiane. Ndërkohë 17-vjeçari, i cili u mor në pyetje për më shumë se tre orë në Prokurori ka pranuar autorësinë dhe se ka pasur marrëdhënie prej më shumë se një viti me 39-vjeçarin shqiptar. Ky i fundit kishte lidhje dhe me adoleshtëntë të tjerë në zonë, me të cilët dyshohet se pasi kryente marrëdhënie intime i shantazhonte që të vijonin lidhjen.
Kanë qenë pamjet filmike që kanë “fundosur” adoleshentin dhe çuan në zbardhjen e ngjarjes së rëndë të regjistruar më 20 janar të këtij viti në Paderno del Grappa. Dedja bënte një jetë të dyfishtë ku dyshohet se bënte pjesë në një rrjet prostitucioni dhe linte takime jo vetëm me femra, por dhe me të rinj dhe adoleshentë. 17-vjeçari ka shkuar i vendosur për të vrarë Bledar Dedjan pasi kishte shkuar në takimin me të me një thikë 20 cm të gjatë me vete. Dedja u qëlluam rreth 20 herë, ndërsa dy godutje kanë qenë fatake opër të.
Takimi dhe vrasja
Adoleshenti është gjurmuar falë mesazheve të gjetura në celularin e dytë të viktimës, ku të dy do të kishin rënë dakord për takimin. Nga sa rezultoi nga hetimet, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë Publike dhe atë të Gjykatës për të Mitur të Venecias, pas krimit, 17-vjeçari, i cili ka plagosur dorën, ka hedhur armën e vrasjes, një thikë kuzhine, disa veshje dhe çelësat e makinës së viktimës, dhe më pas është larguar nga vendi i krimit. Dyshohet se adoleshenti donte të ndërpriste lidhjen me Dedjan për ky I fundit ka refuzuar vazhfdimisht. Por ngjarja është ende nën hetim./ZËRI