Aktualitet

U “tradhtuan” nga 'Sky'/ dënohet familja shqiptare në Belgjikë: Merrnin shtëpi me qira për trafik droge

Njëri nga djemtë mori një dënim me shtatë vjet burg, pasi detektivët gjetën 56 mijë euro para nën shtratin e prindërve të tij.

k.m.
U “tradhtuan” nga 'Sky'/ dënohet familja shqiptare
Foto ilustruese

ANTWERP- 4 anëtarë të një 'familje moderne' shqiptare nga Ostendi janë dënuar në gjykatën e Bruges për pjesëmarrjen e tyre në trafikun e madh të kokainës. Njëri nga djemtë mori një dënim me shtatë vjet burg, pasi detektivët gjetën 56 mijë euro para nën shtratin e prindërve të tij.

"I kanë kursyer nga puna e palodhur,"- tha ai sipas mediave të huaja, por më kot.

Rasti u zbulua nga Operacioni “Sky”, në të cilin më shumë se një miliard mesazhe të koduara nga mjedisi kriminal u deshifruan disa vite më parë. Shqiptari, i identifikuar me iniciale A. B, 29 vjeç, rezultoi se luante një rol kyç në një grup kriminal që tregëtoi të paktën 958 kilogramë kokainë, me një vlerë totale prej gati 29 milionë eurosh. Për shkak se një rrëmbim dukej se ishte i pashmangshëm. A.B. deklaroi se ai transportonte deri në 200 kilogramë kokainë në të njëjtën kohë për një grup që vepronte nga katër prona me qira në Antwerp. Aty gjatë kontrollit të banesave u gjetën armë zjarri të gatshme për të qëlluar. Por ndërhyrja e hershme pengoi identifikimin e drejtuesve të bandës.

A.B. nuk e mohoi se ishte i përfshirë në trafik kokaine.

"Por vetëm si një djalë i porositur. Nuk bëhej fjalë për shumat e mëdha që prokurori publik pretendon,"- argumentoi avokati Frank Scheerlinck. Por Gjykata e dënoi me 7 vite.

Sipas prokurorit, prindërit kanë ndihmuar në pastrimin e fitimeve të drogës.

“Dukej si një familje e mirë Ostende. Babai ishte punëtor, nëna jepte kurse integrimi”.

Banda përdorte persona të tjerë për të marrë me qira prona. Jo vetëm në Antwerp, por edhe në Damme. E dashura e 29-vjeçarit mori me qira një shtëpi pushimi atje, ku ruhej kokaina për dy muaj. Megjithatë, gjykata nuk e konsideroi të provuar se ajo ishte në dijeni për këtë. Prandaj, gruaja u shpall e pafajshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB