
Pamje nga vendi i ngjarjes
TIRANË- Marsel Busho, 35 vjeç është shpallur i pafajshëm këtë të enjte nga Gjykata e Apelit për veprën penale “Shkaktim aksidenti me pasojë vdekje”. Busho u shpall fajtor rreth dy vite më parë pasi u përfshi në një aksident në Rrugën e Kombit, ku për pasojë humbën jetën dy miqtë e tij, që udhëtonin në makinë me të, Denis Gjeta dhe Marius Çeça.
Busho ka humbur kontrollin e mjetit në afërsi të Rubikut, duke përfunduar i përplasur me barrierat metalike. Gjeta dhe Çeça humbën jetën në vend. Për aksidentin e ndodhur më 20 gusht të vitit 2022 Gjykata e Lezhës dënoi me 5 vjet burg Bushon, por ky i fundit këtë të enjte fitoi pafajësinë./ZËRI
Poll