Aktualitet

Vrasja e 13-vjeçares shqiptare në 2024-ën, ish-i dashuri pranon krimin: E hodha unë nga ballkoni, më falni!

I riu, i cili ishte 15 vjeç në kohën e ngjarjes, kishte mohuar më herët përfshirjen në vdekjen e 13-vjeçares shqiptare, por gjatë procesit të apelit ndryshoi qëndrim dhe deklaroi se ishte ai që e kishte shtyrë Aurorën nga ballkoni i banesës.

zh.ll
Vrasja e 13-vjeçares shqiptare në 2024-ën, ish-i dashuri pranon
aurora tila dhe autori

ITALI- Ish-i dashuri i shqiptares Aurorës Tila ka pranuar se ishte ai që e vrau 13-vjeçaren, duke e hedhur nga ballkoni i banesës, gjarje e ndodhur me 25 tetor 2024 në Itali.

I riu, i cili ishte 15 vjeç në kohën e ngjarjes, kishte mohuar më herët përfshirjen në vdekjen e 13-vjeçares shqiptare, por gjatë procesit të apelit ndryshoi qëndrim dhe deklaroi se ishte ai që e kishte shtyrë Aurorën nga ballkoni i banesës.

Gjatë seancës, ai kërkoi falje për veprimin dhe për faktin që kishte pritur kaq gjatë për të pranuar përgjegjësinë. Në shkallën e parë, Gjykata për të Mitur e kishte dënuar me 17 vite burg.

Avokati i familjes së viktimës, Emilio Malaspina, e cilësoi rrëfimin si një hap që “mbyll një rreth”, por theksoi se shpreson që gjykata të konfirmojë dënimin e dhënë më parë.

“Me rrëfimin e tij mbyllet një rreth. Megjithatë, shpresojmë që gjykata të konfirmojë vendimin e shkallës së parë, e cila caktoi një dënim të përshtatshëm”, deklaroi avokati Emilio Malaspina, përfaqësues i nënës së viktimës.

Procesi është shtyrë për më 10 shtator, kur pritet vendimi i Gjykatës së Apelit. Sipas avokatit, rrwfimi i tij ka ardhur shumw vonw me qwllim uljen e dwnimit. 

“Besojmë se kjo zgjedhje është bërë pikërisht për të kërkuar një reduktim të dënimit prej 17 vitesh të vendosur në shkallën e parë. Ne do të presim me qetësi vendimin e gjykatës”, u shpreh avokati.

Aurora Tila humbi jetën në tetor të vitit 2024, pasi ra nga kati i shtatë i pallatit ku banonte në Piacenza. Në momentin e ngjarjes, me të ndodhej një djalë 15-vjeçar, i cili fillimisht mohoi përfshirjen dhe pretendoi se bëhej fjalë për vetëvrasje.

Fillimisht në media u raportua se Aurora Tila u vetëhodh nga kati i 7 ku jetonte. Por, motra e saj hedhi akuza të forta ndaj të dashurit të 13-vjeçares, duke pretenduar se ai e ka shtyrë dhe më pas ka larë duart dhe ka telefonuar policinë.

Hetimet vijuan për të zbardhur rrethanat e vdekjes së 13-vjeçares, ndërsa tashmë, gjatë procesit gjyqësor, i riu ka pranuar se ishte ai që e shtyu Aurorën nga ballkoni./ZËRI

Poll

MOS HUMB