Aktualitet

Zjarr në lagjen ‘15 Tetori’ në Vlorë, flakët përfshijnë një hapësirë me pisha e shkurre, rrezikohen banesat

Praprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht për pastrimin e terrenit nga barishtet dhe shkurret, ndërsa era ka favorizuar përhapjen e flakëve në zonën me bimësi.

zh.ll
Zjarr në lagjen ‘15 Tetori’ në Vlorë, flakët
zjarri-vendngjarje

VLORË- Një vatër zjarri është konstatuar mëngjesin e sotëm në lagjen “15 Tetori” të Vlorës, në një zonë me pisha dhe shkurre pranë disa shtëpive të banuara.

Praprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht për pastrimin e terrenit nga barishtet dhe shkurret, ndërsa era ka favorizuar përhapjen e flakëve në zonën me bimësi. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit.

Gjatë ditëve të fundit, kjo është vatra e dytë e evidentuar në këtë zonë, duke shtuar shqetësimin për përhapjen e zjarreve në hapësirat me bimësi./ZËRI

Poll

MOS HUMB