
TIRANË- Nuk ka tëheqje nga kompania “Ritello”. Pavarësisht denoncimeve të njëpasnjëshme, të publikuara nga ZËRI, nga qytetarë që rrëfejnë se agjentët e kësaj kompanie në bashkëpunim me Iute Credit i kanë detyruar të futen në kredi, Ritello vijon me reklamimin e profdukteve.
Duke qenë se nga ana e autoriteteve nuk është marrë asnjë masë, faqja zyrtare e kompanisë Ritello vijon të promovojë fshesat dhe pastruesit e ajrit që janë një kurth për qytetarët. Por, këtë herë, por përdorin festat e fundvitit.
“Këtë periudhë festash çdo përdorues i sistemit vë me patjetër në funksion pjesën larëse! Tapetat duhet të shndrisin për festa dhe ne kemi shansin t'i lajmë ato në pak minuta pa qenë e nevojshme për lavanderi,”- shkruhet në postim.
Këtë herë siç duket, Ritello kërkon të nxjerrë jashtë loje pastrimin kimik.
ZËRI ka publikuar mesazhe e dëshmi të qytetarëve që kanë rënë në kurthin e kësaj kompanie. Menaxherët Stiljano Merkohitoj dhe Besmir Kurtin e Kleant Shehu marrin qytetarë të shumtë në telefon duke u thënë se kanë fituar një pastrues ajri falas. Më pas, u shkojnë në shtëpi dhe vënë në jetë planin për t’i zhytur në kredi në institucionin financiar Iute Credit.