Aktualitet

Videoja e publikuar nga ZËRI shqetëson Ministrinë e Shëndetësisë, Genard Hajdini: Mjekët na erdhën në shtëpi...

Mjekët dhe dy infermieret kanë zhvilluar një bisedë me motër e vëlla,kanë parë situatën në të cilën ata jetojnë dhe pasi kanë shkrepur edhe një ‘selfie’ me ta, janë larguar, me premtimin se do të rikthehen për ti riparë dhe se do të vijojnë kontaktet me Shërbimin Social, për të parë se si mund t’i vijnq në ndihmë dyshes së njohur në rrjetet sociale.

F.m
Videoja e publikuar nga ZËRI shqetëson Ministrinë e
Gazetarja Florida Mingla dhe Genard Hajdini

TIRANË- Videoja e publikuar nga ZËRI për situatën në të cilën ndodhen motër e vëlla, Genard dhe Sonida Hajdini ka mbërritur edhe në duart e Ministrisë së Shëndetësisë. Në intervistën e dhënë për ZËRI, Genard Hajdini na rrëfen se pas publikimit të videos, në shtëpinë e tyre kanë mbërritur zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë me porosi të vetë drejtueses së këtij dikasteri, Albana Koçiu.

Mjekët dhe dy infermieret kanë zhvilluar një bisedë me motër e vëlla, kanë parë situatën në të cilën ata jetojnë dhe pasi kanë shkrepur edhe një ‘selfie’ me ta, janë larguar, me premtimin se do të rikthehen për ti riparë dhe se do të vijojnë kontaktet me Shërbimin Social, për të parë se si mund t’i vijnë në ndihmë dyshes së njohur në rrjetet sociale.

Pjesë nga intervista:

Gazetarja Florida Mingla: Videoja e publikuar nga ZËRI, ka shqetësuar dhe Ministrinë e Shëndetësisë, tani do më japësh pak më shumë detaje nga vizita?

Genard Hajdini: Ishte një doktor dhe dy infermiere, erdhën tek shtëpia. Thanë jemi shqetësuar pak për situatën tuaj. Duam t’ju shohim si jeni. Po vijmë për vizitë. Vetë ministrja na mori në telefon dhe na tha shkoni se s’bën tek Sonida dhe Genardi. Morën edhe një fotografi për evidencë. E bënë një foto vetë, një ‘selfie’.

Gazetarja Florida Mingla: Çfarë kërkonin ata të kuptonin nga ju përmes kësaj vizite?

Genard Hajdini: Pak qëndruan, as pesë minuta, dhjetë minuta. Muhabet, si jeni, çfarë bëni, si keni qenë e kështu me radhë.

Gazetarja Florida Mingla: Po nga Shërbimi Social ju kanë kontaktuar?

Genard Hajdini: Po, po.

Gazetarja Florida Mingla: Çfarë ju kanë thënë?

Genard Hajdini: Do të na ndihmojnë.

Gazetarja Florida Mingla: Më konkretisht?

Genard Hajdini: Të shohim, pas kësaj vizitës që bënë mjekët dhe infermierët, të shohimçfarë raporti do të bëjnë.

Gazetarja Florida Mingla: Kishte një ekzaminim të mirëfilltë nga mjeku dhe psikologu?

Genard Hajdini: Jo, s’e bëri ekzaminimin e mirëfilltë, por pa gjendjen e shtëpisë, të gjërave e këto, të Sonidës që nuk ishte në humor të mirë sepse nuk kishte fjetur më shumë se 2-3 orë gjumë. Panë gjendjen tonë.

ZËRI publikoi një shkrim dhe një video-material, pasi na tërhoqi vëmendjen situata në të cilën ndodhen motër e vëlla. Ata u bënë të njohur në rrjetet sociale përmes postimeve që bënin gjatë kohës së pandemisë së Covid-19, por së fundmi, videot e tyre flisnin për një tjetër gjendje, për vështirësi ekonomike dhe nota trishtimi.

Poll

MOS HUMB