Aktualitet

VIDEO/ Pas Lushnjes, zjarr në ish-depozitat e karburantit në Ballsh, autoritetet në vendngjarje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka konfirmuar përmes rrjeteve sociale se zjarrfikësit kanë shkruar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

a.l
VIDEO/ Pas Lushnjes, zjarr në ish-depozitat e karburantit në Ballsh,
Ballsh

BALLSH- Zjarr masiv në ish-depozitat me lëndë djegëse në qytetin e Ballshit. Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka konfirmuar përmes rrjeteve sociale se zjarrfikësit kanë shkruar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

“Shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e një zjarri në disa ish-depozita lëndë djegëse dhe vendosjen e flakëve nën kontroll”, shkroi Balla në Facebook. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Mallakastër/Informacion paraprak/ Rreth orës 15:40, tek ish Uzina e përpunimit të naftës, gjatë punës për çmontimin e një depozite, si pasojë e mbetjeve të naftës në depozitë është shkaktuar zjarr. Falë ndërhyrjes së menjëhershme nga shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikses u bë e mundur fikja e zjarrit.

Nga specialistët e Komisariatit të Policisë Mallakastër, u referuan materialet në Prokurori për shtetasit A. O., 49 vjeç, banues në Korçë, dhe B. R., 56 vjeç, banues në Mallakastër, pasi duke punuar për çmontimin e depozitës, nga pakujdesia kanë shkaktuar zjarr dhe si pasojë është shkaktuar ndotje e ajrit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Sakaq, theksojmë se pasditen e sotmë një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një magazinë në vendin e quajtur "Rrethrotullim i Plastmasit" në Lushnje, ku një 1 person ka humbur jetën dhe 8 të tjerë kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe deputeti socialist Bujar Çela. Në kapanonin në ndërtim gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur shpërthimi i fuqishëm që ka dëmtuar bizneset përreth. /ZËRI

Poll

MOS HUMB