
LUSHNJE- Detaje të reja janë zbardhur për shpërthimin e fuqishëm që tronditi Lushnjën pasditen e kësaj të premteje. Linja që kalonte mbi magazinë është mbi 5 mijë volt. Gjatë punës në fabrikë, vinçi ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka pasur një shpërthim.
Si ndodhi ngjarja?
Policia ka zbuluar versionin zyrtar lidhur me shpërthimin e ndodhur në Lushnjes, pasditen e sotme. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, raportohet se nga shpërthimi ka 1 të vdekur dhe 8 të plagosur. Edhe Policia, raporton se shpërthimi ka ndodhur për shkak se një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm./ZËRI