Aktualitet

PAMJET/ Gjithçka e rrënuar nga shpërthimi në Lushnjë

Magazina duket e gjitha e rrënuar ndërsa dëmet nuk janë vetëm materiale.

E.K
\PAMJET/ Gjithçka e rrënuar nga shpërthimi në Lushnjë
Pamje nga vendi i ngjarjes

LUSHNJË- Pamjet që po shihni tregojnë shpërthimin në Lushnjë. Magazina duket e gjitha e rrënuar ndërsa dëmet nuk janë vetëm materiale. Shpërthimi i fuqishëm, i cili dyshohet të jetë shkaktuar nga një vinç që ka prekur telat e tensionit të lartë la pas 10 të plagosur dhe një viktimë. Mes të plagosurve është dhe deputeti i PS-së Bujar Çela. Policia është në vendin e ngjarjes. Dy nga të plagosurit janë nisur drejt spitalit të Traumës./ZËRI

Poll

MOS HUMB