
POGRADEC- Alted Jolldashi, 27 vjeç ka mbteur i plagosur këtë të premte në Pogradec. Ai u qëllua me armë zjarri në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Tushemishtit". Sipas Policisë shkak për ngjarjen të jetë bërë një konflikt i çastit, i cili ka agravuar. Jolldashi ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Policia është vënë në ndjekje të autorit, i identifikuar si Deist Meko.
Raportohet se autori e ka ndjekur nga pas Jolldashin nga pas me qëllim për ta vrarë. Ky i fundit ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se ndaj 27-vjeçarit është qëlluar katër herë, por vetëm dy plumba e kanë prekur në trup. Konkretisht një në pjesën e këmbës dhe një tjetër në pjesën e shpatullës.

NJOFTIMI I POLICISË:
Pogradec/Informacion paraprak. Më datë 01.03.2024, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Tushemishtit", gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi A. J., 27 vjeç, i cili u dërgua në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit D. M. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, me qëllim kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorit të dyshuar. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./ZËRI