
SHKODËR- Një çështje penale e regjistruar në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj prokurorit të Shkodrës, Astrit Halilaj është pushuar! Referimi në SPAK ishte bërë nga Ardrit Hasanbegaj me pretendimin se prokurori i ka marrë 7 mijë euro një oficeri policie të Kufirit, në Drejtorinë e Shkodrës. Gazetari Elton Qyno shkruan për “Ora News” se e gjitha është zbuluar nga bisedat e zhvilluara në aplikacionin "SkyECC" të Hasanbegaj dhe biznesmenit Pëllumb Gjokës, por nuk është arritur të identifikohet zyrtari që fliste me zv/drejtorin e Policisë përmes aplikacionit të biznesmenit nga Shkodra.
Qyno shkruan se sipas përmbajtjes së bisedës, prokurori i Shkodrës Astrit Halilaj (tashmë i shkarkuar prej qershorit 2022 prej procesit të Vettingut) ka regjistruar një çështje penale kundër kundër Ardrit Hasanbegaj dhe u bënte presion të ndaluarve të tjerë që të tregonin sesa para kishin dhënë.
"Po kjo çështje e kishte mërzitur shumë Hasanbegaj, i cili vendos të hakmeret duke mbledhur informacion në Shkodër dhe dërgon material hetimor për korrupsion në prokurorinë e posaçme SPAK, kundër Astrit Halilaj. Por teksa materiali ka shkuar në SPAK, Ardrit Hasanbegaj kapet nga Pëllumb Gjoka dhe një mik i këtij të fundit, që nga përmbajtja e bisedës dukshëm është zyrtar i një prokurorie, ku ky i fundit i kërkon ta mbyllë këtë çështje dhe ta shikojë me prioritet sikur të ishte emri i tij në lojë,"-shkruhet ndër të tjera në artikull.
Më pas, nxjerr edhe bisedat që janë bërë në fillim të muajit mars të vitit 2021.
Pëllumb Gjoka i shkruan Ardit Hasanbegajt në “SkyECC”: …Si je vëlla? Po më pyet ky shoku im, a ke bërë ndonjë material për Astrit Halilin…?
Ardrit Hasanbegaj ia kthen: ...hahaha, te SPAK-u i thuaj. Se nuk di të shkruaj vetëm Astriti, jemi dhe në shkrimtar vëlla….
Pëllumb Gjoka ndodhet me zyrtarin në zyrë dhe i thotë zv/drejtorit të Policisë së Shkodrës:…shkruaj vetë vëlla, po ja kaloj telefonin këtij…
Biseda vijon më pas me personin që përdor telefonin e Pëllumb Gjokës dhe Ardrit Hasanbegajt.
Zyrtari i panjohur: ”… mirë ça ban? Të pyes për mikun tim prokuror “A”, ke dërguar gjë ti kundra tij në SPAK? Po ose Pse?. Ti e di se e kam mik…”.
Hasanbegaj ia kthen: ”...Mirë vëlla, tek SPAK-u vëlla. Siç më pytet ju mua vëlla. Po ai pse kruhet me mua? Ai për të bërë pis e solli dosjen te ju. Edhe unë për ta bërë pis…”.
Zyrtari tjetër ia kthen: ”…po isha unë. Ka shumë, deri ku ka shkuar…Po pyes a ka problem? Apo kanë qënë në fazë verifikimi? Të kam thënë e kam mik…”.
Hasanbegaj vijon të shkruajë duke i thënë mikut të Astrit Halilaj, që me sa duket është dhe ai prokuror, po ka shkuar të takojë Pëllumb Gjokën, për të ndërmjetësuar me Hasanbegaj: …i thuaj e fundit, i ke marrë 7 një oficeri të kufirit. Ka mik Lencin ai. Nuk më ke porosit vëlla për të. Ai mik Lencin ka…(bëhet fjalë për Lorenc Meta).
Zyrtari i panjohur: “Jo” nuk e ka mik Lencin! …të kam thënë që e kam mik…
Hasanbegaj ia kthen: …Kurrë nuk më ke thënë…
Zyrtari i panjohur: ...deri në çfarë faze është problemi…?
Hasanbegaj i thotë:…Nuk e di vëlla, të pyes se ka kohë shumë…
Zyrtari i panjohur:…më kthe një përgjigje…ka shumë, sa kohë ka…
Hasanbegaj: Ore po ai nuk më ka thënë kurrë, që të ka mik. Ai është mik i Lencit për mua…
Zyrtari i panjohur:…Gabim…
Hasanbegaj nuk pushon së shkruari duke i pohuar: …ai vinte shtrëngonte njerëzit, do ju fus në burg…fjal për fjalë. Do ju kalb në burg po nuk më thatë sa lekë i keni dhënë filanit…
Zyrtari i panjohur: …po ajo u mbyll, ti e di…S’ka lidhje…nuk u zgjat muhabeti…
Hasanbegaj ia kthen: …po se kishte mundësi të bënte gjë edhe më fali mua ai…? Ça do bënte më shumë…jo jo ka lidhje vëlla ai aq kishte mundësi aq bëri…vetëm sa më bëri pis. Dhe unë veçse…nuk e vras….
Zyrtari i panjohur: …interesohu sa problem ka…
Hasanbegaj ia kthen:…më del garant, ti që nuk do kruhet me mua më, se ai nuk pyet për miqtë vëlla…Ai është i ndershëm, ne jemi hajdut…
Zyrtari i panjohur:…Po pse e ve në dyshim për garancinë…
Hasanbegaj:…Patjetër që po vëlla, ai e di që më ka rënë në qafë…Po pyes edhe kur të vij të takoj…Altin Dumani e ka si prokuror. Po thëras oficerin se është nga këta ekselentët, ta pyes…
Zyrtari i panjohur: …Informohu deri ku janë problemet…na thuaj ndonjë gjë këtu…thuaji këtij ok (fjala për Pëllumbin).
Hasanbegaj ia kthen se prokurori Astrit Halilaj nuk e meriton këtë ndihmë për të mbyllur çështjen: …veç se ai se meriton, se nuk është burrë I mirë për atë zotë. Ai të ketë në dorë, të le fëmijët pa bukë…
Zyrtari i panjohur: …ok jam unë, por zere se është emri im… dhe me kthe përgjigje deri ku është problemi…Po sa kohë ka s’më the…?
Hasanbegaj i shkruan: …Pa merak, për hatër të Vasiliqisë, do pijë ujë dhe teneqe. Sot e kam Tiranë oficerin, nesër vëlla. Se sot është te Fondi “Besa”, po sekuestron materiale atje. Ka rreth 1 muaj kohë, diçka e tillë vëlla…
Më tej, komunikimi vijon mes Ardrit Hasanbegaj dhe biznesmenit Pëllumb Gjoka.
Hasanbegaj: …Ej po Astriti bën si burrë i mirë motër q***…
Pëllumb Gjoka ia kthen: …na ka thënë ky që e kam shok dhe do e mbylli unë, por unë i thashë nuk i kena thanë për ty… Ky shoku besoj do emërohet këto ditë aty…
Hasanbegaj ia kthen: …Vëlla ai plehra, pa pasë gjë shtrëngon njerëzit do t’ju fus në burg po nuk më treguat sa lekë i keni dhënë filanit…Të sqaroj nga afër...tani del ky garant se e ka mik mos kruhet kot me mua. Se gjë nuk ka dhe llomotit, se ai ka letra procedure ndërsa unë shkruaj dhe fjalët. Do t’ja pushojmë legenit, po të rijë ca netë pa gjumë, se i bën mirë kthjellohet….
Pëllumb Gjoka: …Poooo …vari k*** vëlla, mirë ja ke bë…të rrin urtë tani po deshi. Po ky e ka mik, por nuk është ndonjë farë burri ai jo…Po po të rijë pa gjumë, se ky shoku, i ka thënë qe nuk të njeh ty, por do me thonte mua, se bashkë jemi miq….
Hasanbegaj i shkruan se: ...Astriti, e di që më ka rën në qafë dhe prandaj ka frikë, se i çova haber unë do të sqaroj i thashë se e ke mbush kupën, do të jap faturën shumë shpejt dhe është trembur. Tropojan byth q***r…
Pëllumb Gjoka: …Shumë mirë vëlla, të shkojë deri aty sa të rrijë rehat, lidhemi vëlla, natën…/ZËRI