Aktualitet

Matura 2025/ Provimi i fundit, 27 mijë nxënës testohen në Lëndët me Zgjedhje

Si testimet e tjera, edhe provimi i sotëm nis në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

k.m.
Matura 2025/ Provimi i fundit, 27 mijë nxënës testohen në
Foto ilustruese

TIRANË- Rreth 27 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot të martën provimit të fundit të Maturës Shtetërore, atij të lëndës me zgjedhje. Si testimet e tjera, edhe provimi i sotëm nis në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Për zhvillimin e provimit janë rreth 145 qendra, ku çdo qendër administrohet nga një përgjegjës administrimi dhe nga administratorë të caktuar për çdo mjedis ku zhvillohet provimi.

Në procesin e korrigjimit do të angazhohen mbi 640 mësues.

Këtë vit, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur që të ketë edhe teste të personalizuara për maturantët që janë me aftësi speciale. Pas provimit të gjuhës së huaj, të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, të Matematikës, maturantët kanë sot provimin e fundit. Deri më tani, maturantët janë njohur me rezultatet për dy provimet e para, atë të anglishtes dhe gjuhës.

Pasi të ketë përfunduar edhe korrigjimi i testeve të tjera, rezultatet në këto provime, sikundër edhe mesatarja e 3 viteve të gjimnazit do të jenë përcaktuese për të fituar një kuotë studimi në universitetet shtetërore dhe private në vend./ZËRI

Poll

MOS HUMB