
ITALI- Një shqiptar, 30 vjeç, u plagos disa ditë më parë në Itali nga 4 persona pas një sherri mes tyre. Sipas mediave italiane, të katër personat e përfshirë në përplasje janë shqiptarë. Por identiteti i asnjërit prej tyre nuk është bërë me dije, veç profesionit. Të 4, punojnë si muratorë në Itali.
Disa ditë më parë, pasi përfunduan punën, për herë të parë mes tyre nisi një përplasje për disa "llogari" dhe kështu shpejt debati degradoi në përplasje fizike. Madje u përdorën edhe mjete të mprehta. Nga përplasja, një prej shqiptarëve, 30 vjeç, u plagos në të pasme.
Deri më tani, arsyet e sherrit nuk dihen, por hetimet kanë nisur për të zbuluar të gjithë dinamikën e ngjarjes./ZËRI