Ekonomi

Armëpushimi jep rezultatet e para, ulet çmimi i naftës

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent ra nën 69 dollarë për fuçi, duke shënuar një rënie prej 3.5%, ndërsa nafta ëTI ishte në 66.15 dollarë për fuçi, duke shënuar një rënie prej 3.4%.

k.m.
Armëpushimi jep rezultatet e para, ulet çmimi i naftës
Foto ilustruese

SHBA- Tregjet e pritën me optimizëm njoftimin e Donald Trump për një armëpushim midis Izraelit dhe Iranit. Çmimet e naftës kanë nisur që të bien që sot në mëngjes. Çmimi i naftës së papërpunuar Brent ra nën 69 dollarë për fuçi, duke shënuar një rënie prej 3.5%, ndërsa nafta ëTI ishte në 66.15 dollarë për fuçi, duke shënuar një rënie prej 3.4%.

Çmimet tani kanë rënë nën nivelet që ishin para se të fillonin sulmet izraelite ndaj Iranit më 12 qershor. 

Gazi natyror po lëviz gjithashtu paralelisht me tendencat në rënie, ndërsa tregjet e aksioneve aziatike pasqyrojnë vlerësimin se rreziku i një bllokimi në Ngushticën e Hormuzit - kalimi më i rëndësishëm për rrjedhën globale të naftës - është shmangur për momentin./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB